Home / Bota / Lajm i mirë/ Ky vend heq Shqipërinë nga zona e kuqe, lejohet lëvizja dhe s’ka karantinë

Lajm i mirë/ Ky vend heq Shqipërinë nga zona e kuqe, lejohet lëvizja dhe s’ka karantinë

Qeveria e Ukrainës ka ndryshuar kriteret për hyrje-daljet në kushtet e pandemisë, duke përjashtuar nga ‘zona e kuqe’ Shqipërinë dhe Egjiptin, raportojnë mediat vendase.

Ukraine Braces for Coronavirus Impact | Institute for War and ...

“Lajm i mirë për ata që planifikojnë pushime në Egjipt ose Shqipëri. Qeveria sapo ka ndryshuar kriterin përcaktues për ato që konsiderohen si ‘vende të zonës së kuqe’.

Sipas vendimit, pas kthimit nga Egjipti ose Shqipëria, nuk keni nevojë që të futeni në karantinë ose izolim 14 ditor apo të testoheni për Covid-19”, u shpreh ministri i Infrastrukturës Vladyslav Kryklii, raporton agjencia ‘Ukrinform’.

32 dead from COVID-19 in Ukraine, 1,251 infected | KyivPost ...

Ndryshimi i ndërmarrë nga qeveria është që të nxirren nga lista e vendeve ‘zonë e kuqe” ato ku numri i personave të prekur është 55 për 100 mijë banorë. Më parë, kriteri ishte 40 persona për 100 mijë banorë.

Check Also

Ukraina paralajmëroi njohje të mundshme të shtetit të Kosovës

Kievi zyrtar paralajmëron një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës. Paralajmërimi është bërë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =