Home / Bota / Lajm i mirë/ Agjencia e Barnave të BE-së sapo ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna

Lajm i mirë/ Agjencia e Barnave të BE-së sapo ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna

Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian, ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna.

Sipas informacioneve për mediat, EMA sapo ka miratuar përdorimin e vaksinës antiCOVID të Modernës.

Nëse miratohet përfundimisht nga Komisioni i BE, ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim në bllokun prej 27 vendesh.

“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, tha Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.

Vaksina mRNA-1273 nga kompania amerikane Moderna është një vaksinë  e ngjashme në parim me atë të BioNTech-Pfizer.

Kjo vaksinë ka rezultuar rreth 95% efektive në parandalimin e sëmundjes në provat klinike.

Ajo mund të përdoret vetëm nga personat nën 18-vjeç.

Check Also

Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni

Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =