Home / Aktualitet / Lajm i FUNDIT/ Shifra alarmante, COVID-19 vret 6 persona, ja sa të infektuar të rinj janë zbuluar 24 orët e fundit

Lajm i FUNDIT/ Shifra alarmante, COVID-19 vret 6 persona, ja sa të infektuar të rinj janë zbuluar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë.

Respektivisht, një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

Testime totale                   39183

Raste pozitive                     4880

Raste të shëruara             2745

Raste Aktive                        1991

Humbje jete                       144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1082

Durrës                  230

Shkodër               198

Vlorë                     100

Lezhë                    83

Fier                        72

Korçë                    67

Elbasan                 48

Kukës                    44

Berat                     29

Gjirokastër         21

Dibër                     17

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 19 =