Home / Aktualitet / Lajm i FUNDIT/ Ministria publikon bilancin: 123 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid-19 në vend

Lajm i FUNDIT/ Ministria publikon bilancin: 123 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 474 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 123 raste pozitive në vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

59 raste në Tiranë,
12 në Durrës,
11 në Fier,
10 në Korçë,
7 në Shkodër,
nga 4 raste në Krujë, Mat,
nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz,
nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.

2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë:
Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve.

28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid.

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)

Testime totale 42183
Raste pozitive 5519
Raste të shëruara 3018
Raste Aktive 2335
Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25

 

Check Also

E kritikuan për peshën, Rozana Radi reagon e revoltuar: Po zgjidhni burra që iu duan vetëm për shalë

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Rozana Radi, së fundmi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 8 =