Home / Aktualitet / LAJM I FUNDIT/ Gjashtë viktima nga koronavirusi, sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

LAJM I FUNDIT/ Gjashtë viktima nga koronavirusi, sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 531 testime për Covid-19, ku kanë rezultuar 127 raste pozitive.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 19 =