Home / Kryesore / Lajm i FUNDIT/ Basha do lista 100 % të hapura, Rama: “Gjysmë hapi pozitiv, detajet i diskutojmë …”

Lajm i FUNDIT/ Basha do lista 100 % të hapura, Rama: “Gjysmë hapi pozitiv, detajet i diskutojmë …”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pozitivisht pas propozimit të Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave zgjedhore.

Rama shkruan se është pozitive gjysëm hapi i LBPD-së për hapjen e listave, duke shtuar se PD të pranojë risitë kushtetuese që do të ndodhin me 30 Korrik.

Ndërkohë sa u përket koalicioneve parazgjedhore, sipas Ramës ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!

Reagimi i plotë i Ramës:

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!

Check Also

Moti vijon të na surprizojë/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Ditët me mot me diell dhe temperatura të larta tashmë duken të largëta dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =