Home / Aktualitet / Lajm i fundit/ Atentat në mes të Vlorës, vdes 40-vjeçari

Lajm i fundit/ Atentat në mes të Vlorës, vdes 40-vjeçari

Një ngjarje kriminale raportohet nga Vlora, ku ka patur të shtëna me armë zjarri pranë bibliotekës së qytetit.

Gentian Qarri, 40 vjeç, është viktima si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

40 vjeçari ka ndërruar jetë në spital pasi mori plagë të rënda nga të shtënat me armë zjarri ndaj tij, teksa ecte pranë Bibliotekës së qytetit bregrdetar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Check Also

Nxjerr pamjet e mushkërive të dëmtuara të personave në moshë të re, Tritan Kalo bën apelin e fortë

Mjeku i njohur Tritan Kalo, përmes një reagimi të gjatë në Facebook, ka bërë apel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =