Home / Kryesore / Lajm i FUNDIT/ Alarmante! MSH jep detajet për Covid-19 në vend: “117 raste të reja dhe 4 humbje jete”

Lajm i FUNDIT/ Alarmante! MSH jep detajet për Covid-19 në vend: “117 raste të reja dhe 4 humbje jete”

117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4997.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën. 2 prej tyre pa sëmundje shoqëruese: një 84 vjeçar nga Shkodra, një 57 vjeçar nga Tirana.

Dhe 3 të tjerë pa sëmundje shoqëruese: 82 vjeçar dhe një 78 vjeçare, nga Tirana. Të 4 viktimat ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

123 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Fier, nga 8 raste në Kukës, Has, nga 7 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 5 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë,3 Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26745, që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)
Testime totale 39690
Raste pozitive 4997
Raste të shëruara 2789
Raste Aktive 2060
Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22
Dibër 21

Check Also

“Gjykata Speciale do të arrestojë persona edhe në Shqipëri”

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se arrestimet e sotme të kryetarit dhe nënkryetarit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + seventeen =