Home / Aktualitet / Laboratori i kanabisit në Kurbin, gjykata le në burg 24-vjeçarin. Drejtori i Kadastrës ende në kërkim

Laboratori i kanabisit në Kurbin, gjykata le në burg 24-vjeçarin. Drejtori i Kadastrës ende në kërkim

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i arrestuar tre ditë më parë nga policia pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit.

Referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshem arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduara nga personi në hetim.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim policor Drejtori i Kadastrës në Kurbin, Edmond Stojani.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 8 =