Home / Kulture / KYÇJA E GOJËS

KYÇJA E GOJËS

Nga Aurel PLASARI-

Dje, 17 shkurt, portale të shumta – italiane sidomos – përkujtonin vrasjen me djegie të filozofit Giordano Bruno.

I dënuar për herezi nga gjyqi i Inkuizicionit, duke mos pranuar të bënte abjurën, – d.m.th. t’u binte mohit ideve të veta, – më 17 shkurt 1600 ai u shpu në Campo de’ Fiori, në Romë, ku e dogjën për se gjalli në turrën e druve, pakashumë aty ku sot i kanë ngritur monumentin.

Duke rilexuar historinë e ndëshkimit të tij më la përshtypje një hollësi që nuk e kisha vënë re: gjatë rrugës për të vendin e ekzekutimit atij ia kishin mbyllur gojën me një vegël tradicionale të torturave mesjetare, që në italishte quhej “mordacchia” dhe në anglishte “scold’s bridle”, “brank’s bridle”. Kaq frikë kishin nga fjala e tij edhe për ata disa hapa drejt vendit ku do ta digjnin!

Në shqipe, fatmirësisht, nuk kemi term për atë vegël, me gjasë as që është përdorur ndonjë e tillë në traditën shqiptare. Nuk është ajo që e quajmë thjesht, si figurë poetike, “shtupë”. Kur themi “T’i vësh shtupën gojës”. Është fjala për një instrument metalik, zakonisht hekuri, si mëgojëza që u vihet kuajve, me ndryshimin kryesor se ka një çengel me grep, që ngulej në gjuhën e viktimës. Me t’u mbyllur vegla me dry, i dënuari ishte i detyruar të gëlltiste gjakun e vet që i rridhte nga plaga në gjuhë. Etj.

Dhe i kanë rënë shkurt kur na e kanë përshkruar thjesht si një “frat domenikan” me mendime heretike. Giordano Bruno ishte njëri ndër filozofët më të rëndësishëm të kohës, i njohur jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, në Angli e gjetiu. Ja vetëm lista që jepet sot e veprave filozofike të 51-vjeçarit:

• De umbris idearum (The Shadows of Ideas, Paris, 1582);
• Cantus Circaeus (The Incantation of Circe, 1582);
• De compendiosa architectura et complento artis Lulli (A Compendium of Architecture and Lulli’s Art, 1582);
• Candelaio (The Torchbearer or The Candle Bearer, 1582);
• Ars reminiscendi (The Art of Memory, 1583);
• Explicatio triginta sigillorum (Explanation of Thirty Seals, 1583);;
• Sigillus sigillorum (The Seal of Seals, 1583);
• La cena de le ceneri (The Ash Wednesday Supper, 1584);
• De la causa, principio, et uno (Concerning Cause, Principle, and Unity, 1584);
• De l’infinito universo et mondi (On the Infinite Universe and Worlds, 1584);
• Spaccio de la bestia trionfante (The Expulsion of the Triumphant Beast, London, 1584);
• Cabala del cavallo Pegaseo (Cabal of the Horse Pegasus, 1585);
• De gli eroici furori (The Heroic Frenzies, 1585);
• Figuratio Aristotelici Physici auditus (Figures From Aristotle’s Physics, 1585);
• Dialogi duo de Fabricii Mordentis Salernitani (Two Dialogues of Fabricii Mordentis Salernitani, 1586);
• Idiota triumphans (The Triumphant Idiot, 1586);
• De somni interpretatione (Dream Interpretation, 1586);
• Animadversiones circa lampadem lullianam (Amendments regarding Lull’s Lantern, 1586);
• Lampas triginta statuarum (The Lantern of Thirty Statues, 1586);
• Centum et viginti articuli de natura et mundo adversus peripateticos (One Hundred and Twenty Articles on Nature and the World Against the Peripatetics, 1586);
• De Lampade combinatoria Lulliana (The Lamp of Combinations according to Lull, 1587);
• De progressu et lampade venatoria logicorum (Progress and the Hunter’s Lamp of Logical Methods, 1587);;
• Oratio valedictoria (Valedictory Oration, 1588);
• Camoeracensis Acrotismus (The Pleasure of Dispute, 1588);
• De specierum scrutinio (1588);
• Articuli centum et sexaginta adversus huius tempestatis mathematicos atque Philosophos (One Hundred and Sixty Theses Against Mathematicians and Philosophers, 1588);
• Oratio consolatoria (Consolation Oration, 1589);
• De vinculis in genere (Of Bonds in General, 1591);
• De triplici minimo et mensura (On the Threefold Minimum and Measure, 1591);
• De monade numero et figura (On the Monad, Number, and Figure, Frankfurt, 1591);
• De innumerabilibus, immenso, et infigurabili (Of Innumerable Things, Vastness and the Unrepresentable, 1591);
• De imaginum, signorum et idearum compositione (On the Composition of Images, Signs and Ideas, 1591);
• Summa terminorum metaphysicorum (Handbook of Metaphysical Terms, 1595);
• Artificium perorandi (The Art of Communicating, 1612).

Check Also

Variacione me libër në dorë.

Nga Dashnor KOKONOZI – – Kaloj shpesh nëpër duar libra për të cilët mendoja se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − two =