Home / Aktualitet / Ky vend ka heronjtë e vetë!

Ky vend ka heronjtë e vetë!

Nga Artan HOXHA-

Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vrasje, gjobvënie, politikanë që vjedhin, zyrtare te korruptuar, porositës vrasjesh, etj,
pak kush e vë re dhe flet për heronjtë e vërtetë.
Kërkojmë heronj me qiri, aty ku ata nuk gjenden..
Adhurojme liderët politikanë, bëjmë heronj ata që na vjedhin e vrasin përditë, por nuk flasim dhe nuk vëmë re heronjtë e vërtetë, qe i kemi para syve.
E denigrojme figuren e policit, i shajme, i tallim, i shtyjmë, i qellojme me gur, por në raste nevoje, kur jeta na rrezikohet, serish tek ata drejtohemi.

Polici i ri Shkelzen Tafa, ne pamje te pare duket se beri thjesht detyren, duke parandaluar nje vrasje ne Bulevardin “Migjeni”, ne Yzberisht.
Por xhesti i tij, profesional, kurajoz dhe i vendosur, dergoi nje mesazh te forte besimi te qytetaret.
Nese do ta kisha ne dore, videon e aksionit të tij, do e vendosja në vend të spotit të kryetarëve të partive politike në fushatën zgjedhore, ku ai t’u thoshte bashkemoshatareve:
“Mos u largoni! Ky vend ka nevoje, per ju”…

Brenda pak ditesh, dy heronj, ne moshe te re, Deshmori i Atdheut Arjan Sala, dhe polici Shkelzen Tafa, me aktet e tyre shpetuan jetet e bashkekombasve, duke deshmuar, se ky vend ka heronjte e vet, se ky vend, ka shprese..

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 15 =