Home / Aktualitet / “Ky është shpërblimi që marrin bluzat e bardha”/ Denoncimi: “Kanë hequr nga puna 73 mjekë në QSUT!”

“Ky është shpërblimi që marrin bluzat e bardha”/ Denoncimi: “Kanë hequr nga puna 73 mjekë në QSUT!”

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo denononcon rastin se janë larguar nga puna 73 mjekë në QSUT.

Ai ka publikuar një dokument të lëshuar nga Qendra Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku njoftohet largimi nga puna i disa mjekëve, për shkak të mbylljes së laboratorëve të QSUT.

Kjo ka ndodhur pasi ky shërbim i kalon koncensionarit.

Ai thotë se ky është shpërblimi që qeveria u jep bluzave të bardha, e për rrjedhojë, ata detyrohen të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Statusi i plotë: 

Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!

Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.
Turp!
VT

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 6 =