Home / Kronike / Kronike / Ky është doktori i njohur nga Korça që u gjet i vdekur në shezlongun ku po pushonte në Radhimë

Ky është doktori i njohur nga Korça që u gjet i vdekur në shezlongun ku po pushonte në Radhimë

Një 49-vjeçar nga Korca, i identifikuar si Kujtim Shabani, është gjetur i pajetë në shezlongun ku po pushonte prej disa ditësh në plazhin e Radhimës në Vlorë.

Sipas njoftimit paraprak, mjeku është gjetur mesditën e sotme rreth orës 12:35 dhe dyshimet e para flasin se i ndjeri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ambulanca ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe ka çuar në morg, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NE FOTO: VIKTIMA KUJTIM SHABANI

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =