Home / Aktualitet / Ky është çmimi që Amerika paguan për lirinë dhe të drejtat e njeriut!

Ky është çmimi që Amerika paguan për lirinë dhe të drejtat e njeriut!

Mentor Kikia/

Shumë qytete amerikane janë përfshirë nga protesta të dhunshme, djegie e plaçkitje.

Ky vend është pasuruar duke kaluar mbi skllavërinë, djersën dhe gjakun e afro-amerikanëve. Por, për të mbërritur deri tek liria dhe shndërrimi i saj në ”mall” të shenjtë, u desh një luftë civile më i mori jetën 1/3-ës së popullsisë së bardhë. U desh ende shumë luftë për të mbërritur tek liritë civile, e drejta e votës dhe tek një president afro-amerkian. Dhe një shoqëri që ka bërë këtë histori, ia di më shumë se kushdo vlerën lirisë dhe të drejtave të njeriut, ndaj dhe një jetë e marrë nga një polic i papërgjegjshëm shkakton tërë këtë kaos.
Këto zjarre do të shuhen së shpejti, por pas tyre liria në këtë vend do të jetë edhe më e shenjtë edhe më e paprekshme.
Mjerë popujt që nuk dinë të ndezin zjarre kur u shkelet liria e u dhunohen të drejtat.

Check Also

VOA: “Viti 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore”

Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 13 =