Home / Kryesore / Kuvendi mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, shkarkimi i Metës kryefjalë e mazhorancës

Kuvendi mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, shkarkimi i Metës kryefjalë e mazhorancës

Paraditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë që pas zgjedhjeve të25 Prillit, ku temë kryesore që qëndron në krye të listës, do të ketë atë për shkarkimin e presidentit Meta.

Senacës së sotme që do të nisë në orën 10:00, i parapriu dje konferenca e kryetarëve, dhe mbledhja e 50 firmave të deputetëve për shkarkimin e Metës, nga 35 që e parashikon ligji.

Muaji Maj do të jetë i mbushur plot me seanca, pasi konferenca e kryetarëve vendosi dje datat e tyre, që janë 4, 6, 13 dhe 20 Maj, ndërkohë që socialistët shprehen të vendosur për shkarkimin e Metës.

Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Në një dokument që kanë nënshkruar socialistët, i cili është voluminoz nga përmbajtja, thuhet se shkelja e Kushtetutës nga ana e Metës është e rëndë, dhe ka krijuar ndasi.

Check Also

Meta nuk doli para Komisionit të Ligjeve, Tedi Blushi i përgjigjet kuvendit

Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + twenty =