Home / Opinion / Kush shpëton një jetë gjithë njerëzimin ka shpëtuar!

Kush shpëton një jetë gjithë njerëzimin ka shpëtuar!

Nga Ilir KADIA-

Deri dje ky emër nuk më thosh asgjë!As emër shoku,miku, shkolle,stadiumi, bibloteke,televizioni,bulevardi,kënge,poezie…!Por prej dje ky emër m’i thotë të gjitha këto!Se ky është emër Jete!
Pse?!Sepse tek pa dy fëmijë që ranë në lumë, në mes të Fierit, e të përpëliteshin në valët e turbullta dhe të ftohta të tij,kërceu në ujë dhe ja rrëmbeu thonjve të bishës vdekje!
Pastaj shkoi në shtëpi të hiqte rrobat e lagura, të lahej,vishej dhe krihte flokët e bukur të një 25 vjeçari!Pastaj doli në bulevard të vazhdonte xhiron me shokët e të takonte të bukurën e tij!
Nuk di pse sjell në mend prej dje shprehjen”Kush shpëton një jetë gjithë njerëzimin ka shpëtuar!”,por di pse vetiu më mbushen sytë me lot kur përfytyroj nënën e dy fëmijëve që mbyt me puthje fëmijët e saj që ua solli në shtëpi REDION MITA!

Check Also

“Armatosja” e lajmit dhe fajtori i madh i kohës sonë

Nga Nina L. KHRUSHCHEVA – NEW YORK – Në vitin 1940, me Britaninë që qëndronte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + nine =