Home / Aktualitet / Kush po ik, e kush po vjen?

Kush po ik, e kush po vjen?

Nga Sebastian Zonja
Protesta gjen përkrahje brenda socialistëve. A do të shkojnë socialistët te kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe daljen e Veliajt si kandidat?
Kryeministri Rama deklaroi ndërsa kumtonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se: … As kur protestuesit nuk kanë qenë qytetarë, as popull, por militantë, fanatikë partish kundërshtare, të mbledhur me autobusa të paguar nga njësitë komunale, mes të cilëve ka spikatur me të gjithë shëmtinë e vet dora e huliganëve, pa din dhe as iman, si ata që mbrëmë i vunë flakën pemëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për turpin e frymëzuesve të tyre të paturpshëm, policia ka qenë e shtetit dhe jo e pushtetit, e Ligjit, jo e Maliqit, e mundimit dhe e durimit, jo e hurit dhe e litarit”…
Prishja e qytetit të Tiranës, por edhe vandalizimet më gjerë, sipas kryeministrit, janë nga duar huliganësh pa din e pa iman.
Krejt qendrim të ndryshëm ka shfaqur kryebashkiaku, që nuk është njohur më parë për këto qendrime, por në raste shumë delikate ka pasur qendrime disi patetike: …”Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin, rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, ishin fjalët e Veliajt nga Baldushku për dhunën në Tiranë.
Ky dallim drastik qendrimesh mund të tregojë edhe skema të forta që po luhen brenda Partisë Socialiste. Vlen të theksojmë se kryeministri Rama, dy ministrat e larguar më herët, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, nuk i ka në krah. Për këtë të fundit, vlen të vëmë në pah se e kemi parë shpeshherë në krah të kryebashkiakut Veliaj, dhe për nga fuqia, lidhjet dhe karriera brenda Partisë Socialiste krahasohet me numrin dy të saj, kryeparlamentarin Ruçi. Së bashku, të dy janë eminenca gri e Partisë Socialiste.
A mund të themi se kjo protestë po tregon jo vetëm brishtësinë e një kryeministri të superpushtetshëm, që e bën të tillë jo vetëm pasja e qendrorit dhe vendorit, por edhe skema e gabuar e komunikimit publik të opozitës. Në gjithë komunikimet e saj, opozita e ka bërë të pathyeshëm kryeministrin, ndërkohë që adoleshentët e Shqipërisë, me ngulmin, pasionin dhe revoltën e tyre, rrëzuan këtë mit. Ata rrëzuan mitin e opozitës për pathyeshmërinë e Ramës, dhe vetë kryeministrin që nga maja e Olimpit sillet plot arrogancë.
Por sa i përket protestave, ato na dëftojnë se vetë brenda PS-së ka fraksione të forta, dhe disa prej tyre po e mbështesin protestën e qytetarëve. Gazeta “Dita” e afërt me Partinë Socialiste, shkruante në editorialin e saj shkruante se “Një ndjenjë revolte është ngjizur dhe po rritet; ajo po përhapet me shpejtësi në Shqipëri.”. Ndërsa nuk mungojnë edhegoditje për kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla, emri i të cilit po lakohet për pasardhës i z. Lleshaj.
Vetë brenda socialistëve tradicionalë protesta po mbështetet, po të heqim ata që paguhen për të bërë fushatë kundër.
Pyetja që vjen ndërkohë është nëse brenda socialistëve, ndoshta me ashpërsimin e protestave, do të kemi një kërkesë për vetë dorëheqjen e Ramës përpara zgjedhjeve? A do të jetë kryebashkiaku Veliaj kandidati për kryetar i Partisë Socialiste, dhe ndoshta kandidat për kryeministër në zgjedhjet e prillit 2021.
Njëzëri, kryeministri dhe kreu i grupit parlamentar, po ia veshin këto protesta opozitës, e përkatësisht ish-kryeminstrit Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Në vitin 2005, qeveria Nano ra sepse pati një “fushatë” që e bëri t’i shkiste terreni brenda PS-së, ku në njërën anë godiste fort “Mjaft”-i i Veliajt, dalja e LSI-së më vete, dhe kërkesa e ish-kryebashkiakut Rama për të marrë frerët e PS-së. Askush se besonte, por Rama u bë kreu i PS-së, e pas 8 vjetësh opozitarizëm kryeministër.
Ministri\ja e re e Brendshme do të na tregojë diçka.
P.S. Për risjellje në vëmendje:
Janar 2004 – Nje gomone me klandestinë, shumica gra dhe fëmijë, nisur nga Vlora, rezikonte mbytjen në det. “Jemi duke u mbytur pesë milje larg bregut, hajdeni na shpëtoni!”, përgjërohej telefonuesi në Top Channel.
Sërish, në tetor të vitit 2004, pak muaj përpara zgjedhjeve, në Shqipëri humbën jetën 15 maturantë nga Kosova, e ish-kryeministri Nano argëtohej në buzukun grek.
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë

Check Also

I moshuari rrëfen bisedën me hajdutët: “Kam vetëm 100 mijë lekë nga pensioni”

“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”. Kështu deklaron i moshuari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 18 =