Home / Aktualitet / Kush është ish-drejtori i Postës që përfitoi 240 mln lekë duke falsifikuar qiranë

Kush është ish-drejtori i Postës që përfitoi 240 mln lekë duke falsifikuar qiranë

Personi në foto është Valter Gora, ish-Drejtori i Postës së Korçës i arrestuar për falsifikimi dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë (edhe ky i vënë në pranga), sipas policisë, shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.

Përveç tyre, një tjetër person është shpallur në kërkim. Ndërsa ndaj 7 punonjësve të tjerë të Postës​, është caktuar nga gjykata e rrethit masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë personat, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni.

Prej të cilave ish-drejtori Valter Gora, ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

Sipas hetimeve, shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë (të reja), shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − five =