Home / Aktualitet / Kush është biznesmeni i arrestuar për prostitucion në Fier

Kush është biznesmeni i arrestuar për prostitucion në Fier

Mbarim Xhemali, 59 vjeç është personi i arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se shftytëzonte për prostitucion femra në lokalin e marrë me qera prej tij.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “bar kafe-ja” e  Xhemalit ndodhet në lagjen16 në Fier, në rrugën “Leon Rei”.

Aksioni

Aksioni për ndalimin e tij i koduar “Premtimi” u krye nga efektivët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Burime zyrtare sqaruan se pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga administratori i një lokali, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

“Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, u finalizua operacioni policor i koduar ‘Premtimi’, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’,  59-vjeçari, banues në Fier”, njoftoi policia.

“Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi M. Xh., në Fier”, shtuan të njëjtat burime.

Mbarim Xhemali është dënuar më herët për rrrëmbim personi.

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =