Home / Aktualitet / Kush e tërhoqi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët Albin Kurti apo Edi Rama

Kush e tërhoqi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët Albin Kurti apo Edi Rama

Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi është shprehur se deklarata e përbashkët e Samitit të sotëm në Tiranë është tërhequr nga Kryeministri Edi Rama dhe jo nga Albin Kurti.

Telegrafi shkruan se arsyeja e tërheqjes së deklaratës janë dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.

Ditën e sotme disa media serbe raportuan se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që refuzoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, për shkak se në këtë deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.

Check Also

28-vjeçarja nga Elbasani rrëfen dramën e jetës dhe përballjen me sëmundjen

Ishte vetëm 12 vjeç kur mësoi një të vërtetë që do t’i ndryshonte jetën. Një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =