Home / Kulture / KURIOZITETE NGA QYTETI I BUKURISË

KURIOZITETE NGA QYTETI I BUKURISË

Nga Idajet JAHAJ-
-Në verën e vitit 1931, Ali Asllani, kur ishte ministër i Shqipërisë në Athinë, bëri një takim me poetët Rabindranat Tagora, Kostis Pallamas dhe Ali Dinon. Ky i findit ishte çam, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë. Në kujtimet e tij Aliu thotë se Tagora, poet i shquar, i vlerësonte lart poezitë e Aliut.
-Pas Luftës së Spanjës, në qytetin spanjoll Valencia, u bë Konferenca e Shkrimtarëve dhe Poetëve Antifashistë të botës. Në ‘të mori pjesë edhe shkrimtari i ri Petro Marko (nga Dhërmiu i Vlorës), pjesëmarrës i Luftës së Spanjës. Atje u njoh me shkrimtarët Ernest Heminguej (amerikan), Ilia Ehrenburg (rus), e të tjerë. Në kujtimet e tij Petro tregon se pati bashkëbisedim me Heminguejn. Ai, midis të tjerash i pati thënë: “Unë nuk e njoh gjuhën shqipe, që t’i lexoj romanet e tua, por e kuptoj nga fytyra dhe fjalët tuaja se shkruani bukur”.
-Në verën e vitit 1948 erdhi në Tiranë shkrimtari rus (atëhere sovjetik) Aleksandër Tvardovski, ish kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rusisë. Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të vendit tonë ishte Shevqet Musarai. Tvardovski shfaqi dëshirën të vizitonte ndonjë zonë të vendit tonë. I propozuan të vinte në fshatin Brataj të Vlorës, vendin e rapsodëve të shquar, dhe ai erdhi në këtë fshat. Ndenji pak ditë. U habit me mikpritjen e madhe dhe nderimin që i bënë. Mbajti shënim dhe, kur u kthye në Rusi, botoi në një nga veprat e tij “Kujtimet për Shqipërinë”. Një pjesë të madhe të tyre ai përshkruan fshatin Brataj dhe banorët e tij. Shkroi për malet e mahnitshëm, punën e madhe të fshatarëve për të siguruar jetesën, për rapsodin Selim Hasani, zakonet, këngët, por edhe për prapambetjen, si rrugët e vështira të krahinës, etj.
-Fatos Arapi është vlerësuar në një simpozium ndërkombëtar si një nga poetët më të mirë në Evropë.
-Komedinë “Karnavalet e Korçës”, një vepër e shquar e letërsisë sonë, e ka shkruar Spiro Çomora. Ai ka lindur në fshatin Vuno të Vlorës.
…………………………………….
(Shkëputur nga libri “2000 kuriozitete”)

Check Also

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i Teatrit Kombëtar

Është ndarë nga jeta aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku. Lajmin e ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 9 =