Home / Aktualitet / Kura me gjethe dafine për problemet e stomakut dhe për një shëndet më të mirë

Kura me gjethe dafine për problemet e stomakut dhe për një shëndet më të mirë

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit. Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve. Më poshtë jepet një kurë e vjetër që përdoret për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.

Përgatitja e kurës me gjethe dafine:

Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara. Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta. Pasi t’i keni zierë lëreni enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.

Përfitimet shëndetësore të dafinës:
1/ Problemet me frymëmarrjen
Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

2/ Përmirëson shëndetin e flokëve

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit. Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve. Më poshtë jepet një kurë e vjetër që përdoret për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.

3/ Kundër inflamacionit

Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

4/ Shëndeti i zemrës

Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

5/ Ankthi dhe stresi

Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalol një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm. Hormonet e stresit që çlirohen në një periudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

6/ Shëndeti tretës

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

 

Përgatitja e kurës me gjethe dafine:

Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara. Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta. Pasi t’i keni zierë lëreni enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − four =