Kohët e fundit, jeta është bërë shumë e shpejtë, ashtu si ushqimet. Ky ritëm është shkaktar i shumë sëmundjeve të rrezikshme siç është diabeti, mbipesha, problemet me tretjen e të tjera.
Uthulla e mollës gjithashtu është një nga ushqimet më të shëndetshme që i vjen në ndihmë organizmit.
Hudhra ka vlera të fuqishme kundër inflamacionit dhe forcon sistemin imunitar.
Uthulla e mollës është ideale kundër problemeve me tretjen, mbipeshën dhe dhimbjeve të stomakut.
Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale.
Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “ multivitaminë.”
Përbërësit
1 filxhan çaji me mjaltë.
10 thelpinj hudhër të plotë ose të shtypur sipas preferencës.
1 filxhan çaji me uthull molle.
Udhëzimet
Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene. Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetësore çdo mëngjes.
Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra.