Home / Aktualitet / Kur Noli mëshonte në Ukraine si Kryepeshkop

Kur Noli mëshonte në Ukraine si Kryepeshkop

Atë Foti CICI-

(Ungjilli shqip-ukrainisht (PDF paralel).)

Në vitin 1911, prifti i ri Fan Noli udhëtoi deri në Ukrainë, për të meshuar për herë të parë në gjuhën shqipe për bashkësinë e shqiptarëve ortodoksë atje. Ja çfarë tha Noli i madh atë ditë:

“Vëllezër dhe motra, besnikë të shumtë që merrni pjesë në këtë meshë sot. Për mua qe një kënaqësi dhe njëkohësisht një lumturi e madhe që të parit m’u dha rasti që ta nxjerr këtë meshë përpara anëtarëve të kollonisë shqiptare në gjuhën shqipe, në gjuhën tonë amtare, në atë gjuhë që kanë folur baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, gjuhë me të cilën jemi mëkuar, që me të na ka rënë koka në dhetë. Grekërit thonë se sa janë të krishterë janë grekë, sepse janë orthodoksë. Por orthodoksia ëshë një gjë, kurse kombësia është diçka tjetër. Ne nuk jemi as grekë, as bullgarë, por jemi thjesht shqiptarë. Këtë vëllezër dhe motra të dashura, na e vërtetoi më së miri dhe mesha jonë sot, të cilën e dëgjuat me aq vëmendje, sepse e kuptuat se ajo u mbajt në gjuhën tuaj, që është e ëmbël për ne si qumështi i nënës! Të bekuar qofshi të gjithë!” (Cituar nga Avzi Mustafa “Noli dhe shqiptarët e Ukrainës, Dielli, nëntor 2015).

Ende sot ka mijëra ukrainas që identifikohen në regjistrimet zyrtare me prejardhje shqiptare, edhe pse flasin shumë pak ose aspak shqip.

Çfarë ka bërë shteti dhe kisha jonë për këtë gjymtyrë të kombit?

Është detyrimi ynë të lidhemi me bashkëkombasit tanë në Ukrainë, duke shfrytëzuar mundësitë e informacionit online.

Kërkoj ndihmë që të krijojmë një tekst në PDF me ungjillin paralel shqip- ukrainisht, i cili do të shtohet në këtë hapësirë:

http://albanianorthodox.com/bibla-shqip/versione-dygjuheshe/

Teksti i mëposhtëm shqip-anglisht i katër ungjijve është një shembull formati, nga pikëpamja e paraqitjes në PDF:

http://albanianorthodox.com/kater-ungjijte-paralel-shqip…/

Mund të jetë edhe vetëm njëri prej ungjijve, një punë më e lehtë, si në variantin arbëresh:

http://albanianorthodox.com/ungjilli-i-mattheut-eparkia…/

Teksti shqip do të merret nga botimi CHC, i përkthyer nga i ndjeri Dr. Vladimir Dervishi, një përkthim i saktë prej gjuhëtari dhe besimtari:

http://albanianorthodox.com/dhjata-e-re-chc/

Për sa i përket tekstit ukrainisht, do të bisedohet paraprakisht se cili përkthim është më afër origjinalit, për të qenë në pajtim me atë shqip. Më poshtë kemi dy variante:

https://www.biblegateway.com/passage/?search=%D0%92%D1%96%D0%B4+%D0%9C%D0%B0%D1%82%D0%B2%D1%96%D1%8F+1&version=UKR

https://www.biblegateway.com/passage/?search=%D0%9E%D1%82+%D0%9C%D0%B0%D1%82%D1%84%D0%B5%D1%8F+1&version=ERV-UK

Në formatin PDF do të ishte mirë të shënohet emri i vullnetarit, por kjo varet prej personit në fjalë, nëse ka arsye për të mbetur anonim.

Për lexuesit e Biblës nuk ka mënyrë më të lehtë për të mësuar a për të përmirësuar një gjuhë, sesa ungjilli paralel, përderisa këto tekste i kanë lexuar e dëgjuar me mijëra herë në njërën gjuhë dhe i dinë pothuaj përmendsh.

Pas përfundimit dhe krijimit të tekstit në PDF, është përgjegjësia ime pastaj për ta paraqitur në bibliotekë.

Nëse keni njohuri komputerike për të krijuar një tekst në PDF dhe sigurisht nëse njihni gjuhën ukrainase, për ta renditur në paralel me tekstin shqip, ju lutem më njoftoni, duke më dërguar mesazh privat këtu, ose email te Kontakti i bibliotekës sime.

Faleminderit!

 

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 13 =