Home / Opinion / Kur nakatos poezinë me politikën, sikur ke përzier miellin me krundet

Kur nakatos poezinë me politikën, sikur ke përzier miellin me krundet

Balil Gjini/

Pasi u mor me listat e partisë për zgjedhjen e deputetëve të parlamentit të ardhshëm (me një fjalë me elitën politike të këtij vëndi, Besnik Mustafaj, dora vetë, qenkërka caktuar shefi i jurisë për zgjedhjen e njëzet e kusur poetëve (me një fjalë me elitën artistike të po këtij vëndi).

Nga këta do të dalë edhe poeti i zgjedhur, ose dashi përçor, ai që për dy vjet do të mbajë varur në qafë kumborën e artë të jurisë.

A s’më thoni, pse është kaq qesharak ky vend? Pse duhet që edhe poetët (a i ka vallë Shqipëria njëzet poetë të vërtetë?), të cilët janë anarkistë dhe kundër hierarkisë, të konceptohen sipas reparteve ushtarake, apo garnizoneve partiake?

Dhe, për hir të Zotit, a s’mund të merret Besnik Mustafaj dhe të tjerët me një punë, veç me një, me kushtin që t’a bëjnë mirë atë?

Sepse, për hir të së vërtetës, duke e nakatosur poezinë me politikën, kanë nakatosur miellin me krundet dhe e kanë fëlliqur gjithçka…

Check Also

Këmishëziu Vulin dhe Rasti “Panda”

Shkruan: Halil Matoshi 1. Fashisti Aleksandar Vulin, një rom që shitet si serb i madh (që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =