Limfonodujtë që janë të zmadhuar si pasojë e një infeksioni zakonisht janë të dhimbshëm. Ne fillojmë të shqetësohemi kur dikush ka një limfonodul me karakteristikat e mëposhtme:
– Është i zmadhuar më shumë se 1 cm.
– Nuk është i dhimbshëm në prekje.
– Nuk është përmirësuar pas mjekimit të një infeksioni dhe është aty prej më shumë se 2 javësh.
Nëse limfonoduli ka më shumë se 2 jave dhe vazhdon duke u zmadhuar, është një arsye e mjaftueshme për të thelluar më tej ekzaminimet dhe për të kuptuar më shumë mbi shkaqet e mundshme të zmadhimit.
Ka edhe disa faktorë të tjerë të cilët duhen marr në konsideratë:
– Të dhënat mbi pacientin. Kanceri është më i shpeshtë në personat mbi 40 vjeç dhe më i rrallë në personat në të 20-at e tyre.
– Histori me kancer lëkure. Nëse keni patur një histori me kancer lëkure, gjithmonë konsiderohet mundësia e rikthimit të sëmundjes.
– Stili i jetës. Është e rëndësishme t`i kushtohet vëmendje stilit të jetesës, i cili mund të ndikoj në rritjen e rrezikut për kancer. Këtu mund të përmendim duhanpirjen dhe alkoolin.
– Infeksioni HPV. HPV-ja është një tjetër faktor i cili rrit rrezikun për kancer. Në përgjithësi është i lidhur me riskun për kancer të qafës së mitrës, por HPV-ja mund të shkaktoj edhe kancer të gojës dhe fytit që mund të jap si shenjë dalluese zmadhim të gjëndrave limfatike në qafë.
Çfarë lloj kanceri është më shpesh i lidhur me zmadhim të gjëndrave limfatike?
Kanceri skuamoqelizor është një ndër më të shpeshtët. Kanceri i lëkurës që nis në fytyrë ose skalp, është një arsye për t`u shqetësuar.
Po ashtu, kanceri i gojës apo i fytit dhe limfomat janë të lidhura më zmadhimin e limfonodujve në qafë.
Nuk duhet të harrojmë se historia e shëndetit të pacientit është shumë e rëndësishme për të planifikuar se cilat duhet të jenë hapat e mëtejshme në menaxhimin dhe kujdesin ndaj tij.