Home / Kryesore / Kur hyra në qendrën time të votimeve

Kur hyra në qendrën time të votimeve

Nga Natasha LAKO –

Mbyll pak syte prej diellit te sotem, por me pelqen te kujtoj zgjedhjet e para te marsit 31 dhe marsit 22 te tridhjetvjeteve me pare kur shumica e njerezve as fjales pluralizem nuk ia dinin mire kuptimin. Vrapoja ato here si e marre ne mes cudirave te paimagjinueshme, qe te arriinim deri sot. Shume veta as e dine se ku kam qene dhe cfare kam bere..Dhe sot me fatin qe na troket gjithenje te dera qe prej atyre viteve arritem te gezojme mendime dhe qendrime kaq te ndryshme, qe po behen pasuri e madhe e ketij vendi.Dhe kjo duket edhe nga nje fare shpengimi i njerezve neper qendra votimi, ku nuk ka me militante te vendosur si ne rradhe kercenuese, te pakten ne Tirane.

Kur hyra ne qendren time te votimit dhe , si ka bere nje shumice e madhe , sigurova identitetin tim , sikur po kaloja ne ndonje vend tjeter te botes, mendova se kemi filluar t’u besojme me teper makinerive se sa njerezve.Por ja qe kjo ndodh dhe na shpeton edhe ne mjekesi .Vura re pastaj se e vetmja qender votimi ku komisioneret mbanin maskat mbrojtese ndaj pandemise ,si pashe nga ekrani , ishte vetem qendra ku votoi kryeministri a e ndonje kryetari tjeter.

Ne te tjerat i vetmi preokupim me sa duket ishte te punonin mire makinat e identifikimit ku perseri e perseri e perseri mbeteshin te dhenat tona.Po kur me pelqeu vetja ne foton qe me kishin zgjedhur !Dhe m ‘ u kujtua posteri im i pare, i atyre zgjedhjeve te medha, kur disa muzikante te nje orkestre tradicionale te gjithe dasmave korcare ma sollen ta shihja ne restorantin e nje hoteli pothuajse te mjere. I bije qe fjala inat te jete zvogeluar qe atehere , sa inati vete te kete qarkulluar keto dite si per here te fundit dhe i zbrazet.Se e keni vene re se fjalite tona goje me goje fillojne me shprehjen’ sa inat e kam ‘ dhe jo’ cfare ben ai , apo ajo ‘.

Dhe sigurisht edhe me ca ndihme miqsh po mesojme nga kjo dite e bukur qe dicka tjeter e madhe po arrihet me mundesite e perzgjedhjeve edhe brenda nje liste megjithese fushatat shqiptare marrin trajtat e zgjedhjeve presidenciale dhe ngaterohemi lesh e li. Ata qe nuk mbajne mend se sa pak deputete femra ka pasur dhjeteviteshi yne i pare , i atij qe quhet pluralizem qendrimesh , interesash por jo per fat edhe influencash por edhe si nje mungese e perfaqesimit femeror, le te mendojne se une pothuajse e vetme atehere kam fituar te pakten ne lemin e shumezimit te shume pasardhesve te mija nga me te ndryshme te perfaqesimit. E le t’i gezohemi se bashku sot dhjetra vajzave te reja qe kandidojne ne partite e ndryshme. Pa le qe edhe nje kryetar i nje partije te vogel ka cilesi te dije te zgjedhe per kandidim edhe ne bukuri kampjone . Na pelqen kjo larmi e madhe dhe le te mos behemi tinzare.

Kemi shanse plot.Une besoj shume te intuita e popullit tim. Perdite kemi arritur ate qe nuk e kishim me pare, por brezat e sotem as mund ta kuptojne se kishte njerez qe jo vetem nuk guxonin, por as dinin ta enderronin ate qe eshte arritur sot. Po mire une kush jam ne kete identitetin tim ? Qofte nje grua skenariste vetem me dekoraten Urdheri Naim Frasherit , por ama i klasit te trete ndoshta se ne daljen time te pare ne nje vend fqinj kam sjelle me vete nje kove plastike se bashku me shtupen qe nuk e cova ne shtepi por ne fabriken e plasmasit e bindur se mund ta merrnin model per ta prodhuar.

Njesoj si nje Kozete me kove ne dore e Hygojt, por ama me nje kove te zbrazet.Dhe kush mund ta kuptoje sot kete ? .Dhe kjo kur udhetoja nga Tirana ne Durres a Kavaje me tren. E mendoj gjithenje ate kove te shkrete qe nuk ja dita fatin. Dhe shume here me pyesnin.Po ty c’te duhet.Ti je poete a shkrimtare.Po vertet c’ me duhet mua te shkruaj per kete dite zgjedhjesh , mund te thone perseri.Po ja t’i kisha thene ca me pare Celibashit ne krye te organizimit te zgjedhjeve qe ne keto lidhje kaq here te drejperdrejta t’ i porosiste komisioneret te vene maskat mbrojtese kunder Covid 19 ne rast se nuk ka qene kriter te kene kaluar tani shpejt Covidin.

Megjithese edhe fjala maske ne keto momente duket torturuese ! Po komisioneret i kemi te bukur dhe me te bukur qe kur filluan te perdoreshin ato kovat qe vinin a vijne nga larg dogane me dogane. Kaq e thjeshte eshte jeta.Nuk kompikohet as me marrezite e imagjinates me te lige. Shqiptaret per dite behen me te mencur per te gezuar diten dhe jeten qe ju troket ne prag.Une pres te realizohet pas kaq komplikacioneve matematika me e thjeshte E drejta qe lirine e tjetrit kurre nuk e shkel.

Kjo ka qene endrra ime qe ne zgjedhjet e para historike te viteve 91- 92. Dhe ky do te jete gjithenje edhe zeri im. Te tjerat shkojne e vijne themi ne ne shqip.

Check Also

Me letra fallco, si po trafikon krimi i organizuar shqiptarët drejt Anglisë

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + nineteen =