Home / Bota / Kur do të përfundojë përhapja e Covid-19 dhe a do të kthehet jeta në normalitet?

Kur do të përfundojë përhapja e Covid-19 dhe a do të kthehet jeta në normalitet?

Bota po izolohet. Vendet që dikur ishin të frekuentuara dhe të zakonshme për jetën e përditshme janë bërë qytete fantazmë me kufizime masive të vëna në jetën tonë, që nga bllokimet dhe mbylljet e shkollave deri tek kufizimet e udhëtimit dhe ndalimet për tubime masive.

Eshtë një reagim i pashembullt global për një sëmundje. Por kur do të përfundojë dhe kur do të jemi në gjendje të vazhdojmë me jetën tonë?

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se ai beson se Mbretëria e Bashkuar mund të kontrollojë valën e shpërthimit brenda 12 javëve të ardhshme dhe vendi mund të kthehet në normalitet.

“Por edhe nëse numri i çështjeve fillon të bie në tre muajt e ardhshëm, atëherë do të jemi akoma larg nga fundi.’

“Mund të duhet një kohë e gjatë që batica të dalë jashtë ndoshta vite.”

“Strategjia aktuale e mbylljes së pjesëve të mëdha të shoqërisë nuk është e qëndrueshme për një kohë të gjatë, dëmi social dhe ekonomik do të ishte katastrofik.”

Ajo që vendet kanë nevojë është një “strategji daljeje” – një mënyrë për të hequr kufizimet dhe për t’u rikthyer në normalitet.

“Por koronavirusi nuk do të zhduket.”

“Nëse hiqni kufizimet që e mbajnë virusin mbrapa, atëherë rastet në mënyrë të pashmangshme do të rriten.”

“Ne kemi një problem të madh në atë që është strategjia e daljes dhe si do të dalim nga kjo”, thotë Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh.

“Nuk është vetëm Mbretëria e Bashkuar, asnjë vend nuk ka një strategji daljeje.”Eshtë një sfidë masive shkencore dhe shoqërore.”

 

Përshtati në shqip nga BBC: Marjana Ciku
©Shtypi.net

 

Check Also

SHBA dhuron 225 milion dollarë ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike

Shtetet e Bashkuara po japin 225 milionë dollarë shtesë ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =