Home / Aktualitet / Kur do të hapen linjat ajrore? Reagon Rama: “Kufijtë ajror nuk lidhen vetëm me ne”

Kur do të hapen linjat ajrore? Reagon Rama: “Kufijtë ajror nuk lidhen vetëm me ne”

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për hapjen e kufijve ajror, kryeministri Edi Rama është shprehur se do të hapen pas shqyrtimit të situatës edhe me vendet Evropiane.

Rama ka përdorur si shembull debatin mes vendeve të BE nëse do të hapen kufijtë me Italinë dhe Spanjën. Sipas kryeministrit nëse ne hapim kufijtë me Italinë i bie që të mbyllen me vendet e tjera.

“Kufijtë ajror nuk lidhen vetëm me ne. Ne kemi hapur kufijtë tokësor dhe i lejojmë ne që të vijnë. Por kjo nuk do të thotë se të tjerët do të bëjnë si ne. Janë ata që thonë ‘o Ramazono hap kufijtë si e gjithë bota’.

Në kufijtë ajror është e njëjta gjë. Ne mund t’i hapim por a i hapin të tjerët. Është në bazë marrëveshje. Dabati është brenda BE me Italinë dhe Spanjën nëse duhet të hapen. Nëse vendoset Gjermania apo Franca të mos hapen me Italinë, nëse ti hapesh me Italinë atëherë mbyllesh me vendet e tjera. Kanë lënë një afat deri 15 qershor me Shengenin dhe do të shohim edhe ne. Ne nuk do bëjmë as tampon as karantinë. Është komplet e kotë. Do u besojmë njerëzve tanë.

Edhe me Greqinë kemi parë se si ka relaksuar planin paraprak. Hap kufijtë por nuk mund ti mbash njerëzit në prita për t’i tamponuar. Ti mund ta bësh tamponin sot por nuk të del dhe mund të të shfaqet më vonë. E gjitha bazohet mbi gjurmimin. Sa kohë flet rezultati për favor për ne.” tha Rama.

K.Gj

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − twelve =