Home / Aktualitet / Kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë? Përgjigjet Manastirliu

Kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë? Përgjigjet Manastirliu

Tre javët e fundit në vendin tonë numri i rasteve të reja rritet dita-ditës. Edhe numri i vdekjeve është rritur, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 të vdekur.

Për të folur për këtë situatë, në Open në Top Channel është e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duke folur për strategjinë që ka ndjekur qeveria, Manastirliu foli për testet serologjike ku tha se brenda kësaj jave do mblidhet komiteti i ekspertëve për të vendosur se kur do të bëhen këto teste në popullatë.

“Ne kemi ndjekur një strategji të suksesshme. Kemi bërë testet serologjike tek mjekët. Këtë javë do mblidhet komiteti i ekspertëve ku do të vendosë se kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë”, tha Manastirliu.

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =