Home / Aktualitet / Kur do të fillojnë takimet dhe lejet e të burgosurve, Gjonaj takim me drejtorët

Kur do të fillojnë takimet dhe lejet e të burgosurve, Gjonaj takim me drejtorët

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me gjendjen e pandemisë në burgjet e vendit. Gjonaj ka dhënë shifra në lidhje me infektimet dhe humbjet e jetëve që kanë rezultuar tek të burgosurit apo tek stafi mjekësor që mbikëqyrte situatën në burgje përsa i përket pandemisë.

Ministrja ka rendiur edhe masat që janë ndërmarrë për takimet e të burgosurve apo për dhënien e lejeve të posaçme për 3 muaj. Më tej ajo theksoi se duke parë situatën aktuale ku gjendej vendi, ku ishin ndërmarrë edhe lehtësira përsa i përket masave kufizuese të vendosura ndaj Covid-19, kishte vendosur që të bëhej edhe lehtësimi i masave në burgje, duke propozuar ndryshime përsa i përket 3 drekjtimeve të ndryshme.

Përkatësisht do të lehtësohen masat në: takimet me familjarët, rifillimin e lejeve të veçanta, rifillimi i aktiviteteve kulturore dhe sociale.

“Duke zbatuar të gjitha urdhërat për shtimin e masave në të gjithë personelin për përhapjen e virusit. Është dashur që të merreshin disa masa për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Stafi shëndetësor në burgje ka kontrolluar gjatë gjithë kohës për 15 muaj të gjithë të burgosurit.

Janë kryer në të gjitha rastet hetimet epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Janë shënuar dy humbje jetë të të burgosurve për shkak të Covid-19, por kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Stafi meriton të gjitha lëvdatat për arritjen e këtij rezultati kaq pozitiv deri më tani.

Kemi pasur edhe humbje jete të 7 punonjësve të stafit mjekësor. Është rritur numri i komunikimeve telefonike dhe për herë të parë janë bërë takime me skype me të dënuarit.

Për të miturit do të ketë nga 4 takime çdo muaj me familjarët e tyre. Gjithashtu do lejohen komunikimet me skype. Që prej datës 14 qershor do të rifillojnë takimet me të burgosurit dhe dhënia e lejeve të veçanta”– u shpreh Gjonaj.

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + ten =