Home / Aktualitet / Kuota e Kapshticës plotësohet që në mëngjes/ Qytetarët e revoltuar: Sot na skadon tamponi

Kuota e Kapshticës plotësohet që në mëngjes/ Qytetarët e revoltuar: Sot na skadon tamponi

Në pikën doganore të Kapshticës vijon radha e gjatë e qytetarëve që presin të kalojnë kufirin.

Kuota prej 300 vetësh u plotësua mëngjesin e sotëm duke bërë që dogana greke të ndërpresë punën. Kjo ka bërë që të krijohet një shqetësim, sepse shumë persona që qëndrojnë në kufi shprehen se sot u skadon afati i tamponit për të kaluar, kufirin.

Vij nga Tirana dhe sot më përfundon tamponi në orën 2. Ndërkohë nga aplikimi online kam marrë konfirmimin për të kaluar sot. Unë u dogja. Do qëndroj këtu me shpresën se mund të kaloj,”-shprehet një emigrant për Report Tv.

Ndërkohë një tjetër deklaron: “Po pres dhe unë si të gjithë të tjerët, më mbaron sot. Lejen e kam marrë. Situatë shumë e rëndë. paguaj biletën, paguaj të gjitha dhe të kthejnë mbrapsht.”/CNA.al

 

Check Also

Shqipëria do të marrë vaksinën e COVID-it nga Greqia

Greqia pritet të jetë furnizuesja e parë me vaksinën anti-covid të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − five =