Me mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit. Një gjykatë gjermane ia dha në fund dritën jeshile mbajtjes së tubimit që ka detyruar policinë të dërgojë tremijë efektivë për të kontrolluar turmën.
Me lejimin e tyre, gjykata praktikisht I doli kundër ministrit të brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili kërkoi që protesta të mos zhvillohej duke ngritur shqetësime lidhur me përhapjen e koronavirusit.
Deri më tani Gjermania e ka menaxhuar pandeminë më mirë se shtete të tjera europiane e kjo falë testimeve rigoroze. Javët e fundit megjithatë, edhe ky vend shënoi rritje të rasteve të reja, ashtu si mjaft shtete të tjera të botës.