Home / Kulture / KUNDËR ARTIT ËSHTË ART

KUNDËR ARTIT ËSHTË ART

KUNDER ARTIT ESHTE ART
Alisa Velaj
(Faleminderit Hiqmet Meçaj!)
Ora rreth 17.00 e pasdites dhe si perhere gjate ngujimit tim tani ne pandemi, ndodhem ne qoshkun e nje bar-kafeje te qete e plot gjelberim, pak metra larg shtepise time. Celulari ben nje alarm, duke me kujtuar nje aktivitet ne nje institucion libri pak metra me tej. Ngurroj per arsyen, se ne ato çaste puna po me ecen. Kam rezerva te tmerrshme njekohesisht dhe nuk me behet te shkoj.
Kalojne data lindjesh e vdekjesh te penave si Marko, Arapi, Asllani dhe ketu nuk ndodh asgje. Nje nder poetet me te mire te ketij vendi, per mendimin tim pena me e mire pas Arapit dhe nje nga poetet me te mire shqiptare te te gjitha koherave, Hiqmet Meçaj, mbahet mend shkelqyer nga brezi i tij, por ç’kam takuar nen moshen 40 vjeçare as qe e njohin. Eshte vetem 75 vjeç, ende i ri, dhe nga vlonjatet e brezit te tij por edhe tek brezi i vjeter respektohet patjeter shume.
Te rinjte as e kane idene se ky burre qe ecen udheve te ketij qyteti, eshte nga artistet me te mire te kesaj Shqiperie. Eshte i heshtur, krejt i terhequr, me nje nje nga ato heshtje perla, qe kur qyteti nuk te meriton, s’ke asnje arsye perse te flasesh. Po per ata qe e duan? Ndaj tyre e ka kryer misionin me se miri. Mjafton veç permbledhja poetike “Kujtese e shpikur” e Toenes, me nje nivel brilant. Poezi te shkelqyera qe duket se ndaj edhe e lane menjane nga ata 20 apo 30 poete qe u cilesun se paskeshin bere epoke dhe ndaj u permenden ne listen e gjate, per garen e Poetit Laureat. Hiqmeti nuk mund te permendej aty pasi nuk ka asnje lidhje me asnje parti dhe poet i vleresuar pa perkrahur pushtetet ky vend nuk do te mundet te kete edhe per shume vjet. Arsyeja tjeter po aq madhore eshte se Hiqmeti shkruan shume mire dhe po te jete ai ne ato lista, poete si Bardhyl Londo, Natasha Lako etj etj, duhet te marrin valixhet e te ikin nga Republika e Letrave. Po ata rrine dhe Meçaj jam e sigurte se nuk vete as po ta ftojne. Sepse Ata jane me te tera partite, ndersa Hiqmeti, ka parti vetem Poezine.
Vlonjatet ne art jane te zhurmshem shume. Duan lavdi kur jane katundare (katundare eshte klasifikim mentaliteti, jo se ke lind ne katund) dhe poete minore. Flasin, bertasin, ankohen se ne Vlore s’ndodh asgje dhe kur vjet ne shtator organizohet nje aktivitet ku mund te mblidhen dhe per te cilin jam rraskapitur nje muaj rresht, pra keta vlonjate ne ndare ne nja tre a kater klube nuk vijne. T’i lene menjane merite dhe te vijne per hir te artit. Nuk vijne se nuk ua ndjen per artin. Kane hallin te jene secili mbi tjetrin ne fame. Te tere bashke nuk mund t’i besh as sa çereku i Hiqmetit te heshtur e fisnik ne artin e poezise.
Pra vlonjatet kur s’kane vlere e jane katundare safi, ulerijne si luane te plagosur:
Po vlonjatet kur jane pena qe trondisin Shqiperine e Europen jane te terhequr neper heshtje te pakompromisa. Fatosi qe shembulli me brilant! Hiqmeti shembulli i dyte dhe une keto heshtje i dua me nje force po aq te madhe sa dua kete vendlindje, per te cilen me vjen turp! Me vjen turp sepse e dua. (Falenderoj paraprakisht kedo qe mund ta perdore kete shprehje kunder, sipas qejfit te vet. Analfabetizmi lejohet!)
Dy ore me vone ne bar, me nje te folur me ze te larte ulet nje grup qe fillon e diskuton per aktivitetin, ku une nuk shkova! Jane krenare dhe ai dikush i interviston. Flasin me pathos e bejne foto! Duhet patjeter ta marrin vesh te tere qe ata diçka kane bere!
Sepse atyre nuk ua ndjen per art! Ata e bejne qe te duket se e kane bere! Me te njejten krenari qe dikush nxjerr fotot e pjatave me mish te pjekur ne instagram, krah per krah me ndonje te famshem a njesh fare…
Faleminderit per heshtjen Hiqmet! Kur nuk te meritojne, heshtja eshte aristokraci qytetari!

Check Also

Rudolf Marku, si poet përballë poetëve që i përbashkon poezia.

Poeti, siç besoj, ia nis nga vetja. Edhe për Rudolf Markun mendoj se, tek vizaton …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =