Home / Aktualitet / Kumbaro merr “frerët” e SUADA-s

Kumbaro merr “frerët” e SUADA-s

Rreth 200 artistë të filmit shqiptar,atij filmit të ish-Kinostudios Shqipëria e Re që ne ende e shohim të gjithë, e kryesisht regjisorë, drejtorë fotografish, skenaristë janë rebeluar ndaj Suadës, sportalit unik për të drejtën e autorit, që pasi mbledh të ardhura prej platformave dixhitale, televizioneve, bar-restoranteve, koncerteve në sheshe etj. paguan të drejtat e autorëve që kryesisht ndahen në dy agjenci, Albautor dhe FMAA, kjo e fundit e specifikuar vetëm për autorët audiovizualë.

E sipas FMAA, këta të fundit paguhen shumë më pak se autorë të tjerë, si për shembull muzikantët, aktorët. Nga 120 milionë lekë që fitonin para tre vitesh në dy vitet e fundit të ardhurat e tyre janë reduktuar në 700 mijë lekë në dy vite.

Ndërkohë Këshilli i Mbikëqyrjes në Ministrinë e Kulturës pas ankesave, drejtimin e Suadës ia ka kaluar tashmë me vendim FMAA, edhe pse ende nuk është kryer procedura e vendimit nga gjykata, por drejtor ekzekutiv është zgjedhur Saimir Kumbaro, i cili sot ka shkuar edhe të marrë zyrën në dorëzim, por nuk ka gjetur aty për të bërë dorëzimet drejtorin në detyrë, Erlir Puto.

Check Also

Nxorri lëpirëse në foltoren e parlamentit, përjashtohet për 10 ditë deputeti Ralf Gjoni

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni pasi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =