Home / Kryesore / Kultit të Verës!

Kultit të Verës!

Dejvi Dervishi

Kam humbur besimin në ngjarjet e mëdha që duken se trondisin opinionin e popullit, sidomos kur ato shoqërohen me zhurma dhe tym.

Cfarë dini ju për Dionisin ? A nuk ndikon cdo shpikje në zhvillim të politikave mbi tokë ? Si mendoni se ka ndikuar “Vera” e Dionisit në politikën e tij ?

Kur isha në mendim të këtij shkrimi, më shëtisnin në kokë, open society, Pani, Silani, vera e Dionisit, a nuk ju ngjason Dionisi mitik me një personazh të rëndësishëm politik ? Propaganda e ëmbël për një shoqëri të bashkuar a nuk ju ngjason njëlloj me shpikjen e verës së Dionisit? E admirueshme sesi kjo lëvizje thërret për paqe nëpër botë dhe liri njëlloj si festimet e shfrenuara të kohërave më parë, liria për njerzinë dhe paqe nëpër botë, është ajo që, edhe unë detyrohem ta pranoj se më pëlqen.

Propaganda për një shoqëri të bashkuar është njëlloj si vera e Dionisit, përtypja e kësaj propagande të deh dhe këmbët ecin pa vetëdije duke mos njohur kufinj, duke i shkelur ato. Verën në duart e Dionisit është më së tepërmi mjet për ti dhënë jetë politikave afatgjate të cilat nisen jo pa qëllim, një krijim politik i cili jo vetëm të trondit por edhe të josh, të kalon në delir, kthehesh në qesharak, të merren këmbët e të erren sytë dhe bëhesh pjesë e një vargani që është nisur prej kohësh në një peligrinazh.

Gjithmonë drejt Lindjes !

Në këtë unitet njerëzor që shfaqet sikur të gjithë janë të lumtur dhe pinë verë për të qënë nën mbrojtje ndaj një agresivititeti që vjen nga kundërshtia e këtij kulti, uniteti njerëzor që ndjek politikën e Dionisit harron arsyen pse kombet u ndanë dhe po ashtu gjuhët e tyre.
Por Dionisin nëse e studion pak më tepër, të kalosh përtej imazhit të tij simpatik si zoti i verës dhe qejfeve, ai ndiqej nga krijesa të tmerrshme, kortezhi i tij përbehej nga Silani, Satirët dhe Pani. Kjo lëvizje e këtij sekti kërkon vazhdimësine e atëvrasjes politike si ritual, për të avancuar në atë që aq shpesh e kam përmendur, një kullë e dytë e Babelit, por edhe nëse nuk e kërkojnë hapur, aty është qëllimi i veprimtarisë së tyre. Silani, Satirët dhe Pani janë krijesa mitike të frikshme për njeriun që shfaqen të dehurura nga vera e Dionisit gjithmonë në kërkim të mishit njerëzor, asnjë dallim nuk kanë satirët dhe imituesit e Panit në politikë, përvec mishit njerëzor ato kërkojnë dhe shpirtin.

Nuk dua të shtoj për personazhet e kortezhit por për faktin sesi Vera është kthyer në një religjion global ku nuk është aspak mëkat të jesh “i dehur”. A po kthehet vera në kult, dhe Dionisi drejt përfundimit të një qëllimi të fshehur?

Qëllimet e tij zbulohen vetëm nëse studion politikëbërjen e satirëve dhe qëllimet e tyre ti bashkosh në moral të Dionisit. Por pse religjioni nuk mund të përdoret kurrë si politikë dhe taktikë lufte për të fituar ndaj një qëllimi ? Historia na ka treguar që kulla e Babelit u shkatërrua kur në Tokë ishte një unitet në njerëzim, si pasojë erdhi një ndërhyrje hyjnore që ndau gjuhët dhe njerëzimin në kombe, ndaj si vullnet të Zotit mos të përdorim religjionin për një unitet që më parë është shkatërruar, por për të gjetur rrugën në komunikimin e sinqertë me të ndërpërmjet shpirtit.

Pra a nuk e kuptojmë mjaft mirë në krah të kujt janë ata që kërkojnë gjithmonë atëvrasjen në cdo rilindje të këtij programi politik dhe këtë unifikim njerëzor nën një moral dhe besim?

Për sa kohë natyra njerëzore është e njejtë edhe historia është në përsëritje të vazhdueshme, a është cështja e lirisë që duhet të diskutojmë? Ne jemi të lire apo na duhet kulti i verës për të qënur të lirë? Liria është gjithmonë në ekzistencë për sa kohë ne mendojmë, por unë kundërshtoj me pyetjen, sa të lirë jemi të mendojmë ? Mendimi na con në veprim dhe veprimi i menduar në liri. A mundemi dot të veprojmë ndërsa jemi të dehur ?
A biem dakort që nga varfëria, njerëzia bie pre e fanatizmave dhe cënimit të lirive, krimeve dhe diskriminimeve ? A biem dakort që në vendet e pasura këto tipare janë më të rralla se në vendet e varfra? Atëherë pse mos të biem dakort gjithashtu që është faji i po të njejtës dorë që ka shkatërruar ekonomitë dhe kulturat e vendeve që sot janë të varfra për arsye pushteti dhe janë po ato që pas këtij kaosi ku njerëzit ndihen bosh prej mungesës së identitetit, kjo dorë e përkrahur nga Dionisi dhe sekti i tij, mundohen të vendosin një rend të cilët konfuzon kulturat e shkatërruara.Politikat e të majtëve dhe internacionalistëve jo rastësisht gjejnë veten tek sekti i verës. Frymëzimin për të vazhduar me tjetër emër e gjejnë pikërisht nga Dionisi, i cili me anë të satirëve nëpër shtete të ndryshme vazhdon ritet jetike ku ndër to është vrasja e atit politik.

Cfarë është atëvrasja ?
E kemi degjuar shpesh nëpër media nga analistë të ndryshëm idenë e vrasjes së atit politik, ngjall në publik kureshtje dhe dëshirë që kjo vrasje politike të kryhet nga kampi në kamp, pa ditur sinjifikimin e kësaj shprehje dhe nga vjen. Padyshim që sekti i verës e ka perfeksionuar, nga një satir në tjetrin, vrasjet janë të njëpasnjëshme, satir pas satiri, dhe nuk mund që të ndodhë ndryshe edhe tani, vrasja e atit politik pa dyshim që është një akt djallëzor, jo për faktin e tmerrshëm të mos qenurit mirënjohës, por nga vetë origjina e të parit që u mundua te mohonte të atin, atëvrasja fillon me ndjenjën e mohimit pra me djallin, dejalin, i pari që e ka nisur dhe vazhdon e mundohet, Nicja do të shprehej se njeriu e ka bërë më së miri këtë punë, por unë mendoj që njeriu është tepër i vogël në të menduar, sa nuk ka arritur kurrë të bëhet ai që është. Luftrat e brendshme për të zënë vendin e të parit cilësohet si vrasja e atit politik, satir pas satiri, kortezhi shtohet dhe riti vazhdon. Arsyeja pse Lideri i Ri nuk mund të vazhdojë me ritin është sepse besimi në delir nuk ekziston dhe duhet të pergatitet në këtë besim, deliri është veti e verës dhe pushtetit e cila mundëson shkëputjen e shpirtit nga trupi, Lideri i Ri nuk mund të vrasë në politikë, për arsye ku beson, si përfaqësues i të vërtetave të mëdha nuk mund të rreshtohet në krah të Panit,Silanit dhe Dionisit.

Shpesh biem pre e mendimeve që politikanët qe kemi në krye janë qëllimi, por nuk është aspak e vërtetë, qëllimi është më i madh, satirët që jemi mësuar ti kemi politikanë janë thjesht mjete.

Dionisi gjithmonë do të mbështesë dhe do të investojë në një krah politik, kjo zbulon idetë e marra nga ai te nje levizje rebele për kundërshti të hyjnores që vendosi prishjen e kullës, në dukje një zot i një pije të dashur, por në të vërtetë një bipolar hakmarrës që ndryshe hiqet nga cfarë është, aty ku dhuronte jetë aty hidhte rrënjët për një vdekje të re dhe mbillte mort kudo. Pse mbështetja e Dionisit është gjithmonë majtas ? Pse të majtët kërkojnë një popull një kulturë dhe shembje nacionalitetesh ? Një botë e re, por përfundimi i njejtë gjithmonë. Si duket natyra dhe vullneti i hyjnores nuk do e lejojë kurrë këtë program që rilind nga skutat më të errëta të vendeve që shtiren se aplikojnë demokraci të vërteta në vendet e tyre, nga keto skuta te errëta dalin vecse llum mendimesh nga njerëz më t ë ulët se dhe vetë produkti i tyre mendor, arsyeja pse Dionisi gjithmonë investon kohë dhe mundim drejt së majtës është se politika e tij i ka krijuar të gjitha pikë synimet, që në fillesë, me këto fakte dalim në një konkluzion që strategjia e madhe fillon kur politika krijon pikë synime, ndaj midis pijes dehëse dhe politikës gënjeshtare qëllimi qëndron në largimin nga realiteti dhe zhytje në një tjetër që nuk ekziston, kjo nuk dëmton në asnjë mënyrë të qenurit, materien, kjo dëmton shpirtin.

Nuk duhet harruar, të pish nga vera e Dionisit, shpirtin e ke shitur.

Me shumë të drejtë mund të pyetem nëse personazhi i Kllounit a është nje satir ? Pa dyshim që po, Kllouni është nje satir i cmendur i cili kërkon të dalë kundër sojit të tij, Satiri ndër shekuj ka ndryshuar duke ardhur në kohën tonë si kllouni, në formën më njerëzore të mundshme, kllouni jonë është një satir egoist që nuk i intereson qëllimi internacional sa i intereson të jetë në qendër të vëmendjes, në realitetin e tij të humbur Kllouni sfidon drejtësinë si vullnet hyjnor, duke vendosur fronin në majë të pushtetit dhe egoismit që mund të arrijë një satir i vendosur në politikë, fati i kllounit dihet.

Isha në mendim të një shkrimi të ri ku do mund të shpjegoja figurën e rradhës politike, që të jem i sinqertë të gjitha shkrimet e mia janë të bazuar në ngjarje politike të vërteta, dhe emrat e politikanëve thjeshtë zëvendësohen, sipas meje, me disa personazhe në libra të cilët i shkojnë për shtat karakterit të tyre. Vendosa që të shkruaj për Verën dhe Dionisin, si ka arritur Dionisi deri në ditët e sotme i vetëm duke përdorur verën si politikën e tij për një shoqëri të re. Miku im i mirë, inteligjent,qejfli dhe verë dashës, që vetëm këmbët e cjapit i mungojnë, po kthehet në mentor politik njëlloj si Silani, që aq shumë në Olimp e dashuronin.

Si përfundim, për sa kohë natyra njerëzore është e njejtë dhe bie pre e pasioneve, veseve dhe pushtetit a nuk mund të themi që edhe historitë përsëriten. Meqënëse Kllouni si personazh djallëzor politik është konsumuar shumë dhe perdorur në masë, e zëvendësova me Satirin, bashkëudhetar i Dionisit, të cilin e ndjekin nga pas krijesa të tjera po aq të tmerrshme, Dionisi paraqitet i butë dhe i ëmbël në mitologji, por si ka mundësi që fjalët e tij të joshin krijesa si Pani Silani dhe satirët, këtu hyn politika e Dionisit dhe shpërndarja e ideologjisë së Verës, një unitet njerëzor nën dehje të plotë, duke e kthyer verën në kult dhe dehjen në një mendim, përfaqësisë së kësaj shoqërie që ecën dhunshëm pa njohur kufinj, i mbetej vetem te materializohej në tani dhe vazhdimësi.

Profesorit, Altinit, Muratit dhe Kolonelit.

(Pikturë e Legjendës gjermane së Piper Paid të Hamelinit)

Check Also

Do të vijë Festa e Përqafimit

Natasha LAKO- Nuk jam une qe po kujtoj diktaturen.As po ma kujton Covid 19. Eshte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − nineteen =