Home / Kulture / Kujtesa jonë në lavazh të përditshëm

Kujtesa jonë në lavazh të përditshëm

Gazmend Kapllani/

Disa poete jane kaq thellesisht kombetar saqe mund ti kuptoje dhe ti ndjeje me te vertete vetem lexuesi i gjuhes kombetare, vetem pjesemarresi ne komunitetin imagjinar te kombit, ku shpesh perputhet fati i individit me fatin e bashkesise.

I tille eshte Gjergj Fishta. Nje figure udheheqese dhe komplekse e filozofise, ideologjise, historise dhe letersise sone kombetare. Lexoj sot disa dedikasa per Fishten, elozhe per vepren e tij. Askund nuk shkruhet qe ishte poet i mallkuar, i ndaluar, i percudnuar nga banda enveriste qe qendroi ne pushtet per gjysem shekulli. Askund nuk shkruhet qe nje personaliteti te tille te kombit dhe identitetit tone i cvarrosen kockat dhe ja hodhen ne Drin qe te humbte pa nam dhe pa nishan. Ai akt permbledh gjithe barbarizmin dhe marredhenien e bandes totalitare me historine dhe kujtesen tone kombetare. Ai akt permbledh gjithe baterdine dhe vet-shkaterrimin tone si komb.

Askund nuk thuhet qe Biblioteka e Franceskaneve ne Shkoder, nje thesar i kujteses sone kombetare, u dogj, u be leter, nje pjese e mire e dokumentave te rralla iu fal nga banda enveriste Jugosllaveve. Askund nuk thuhet se Sovjetiket i jepnin udhezime bandes enveriste se si ta etikentonte Fishten.

Kujtesa jone po peson lavazh te perditshem dhe sistematik, e paafte te perballet me traumen, ta mendoj dhe ta bej pjese te se vertetes se vetes. Kujtesa jone po behet nje fasade e shemtuar, nje larje kujtese, ne te njejten menyre sic behet larja e parave te pista. Kam pershtypjen se keto dy akte, larja e parave te pista dhe “larja“ e kujteses, kane sot nje lidhje te ngushte mes tyre…

Photo: Gjergj Fishta (1871), marre nga Albanian Vintage photos

Check Also

“PARENS SCIENTIARUM” / “MËMË E SHKENCAVE”

Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e Shkencave” (Parens Scientiarum) njihet bulla e lëshuar në Lateran …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − thirteen =