Home / Shendet / Kujdes! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni, janë shenja që tregojnë se jeni në rrezik

Kujdes! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni, janë shenja që tregojnë se jeni në rrezik

Nëse ndieni therje apo dhembje në gjoks, ndjenje të shtangies apo dhembje në dorën e majtë dhe në nofullën e poshtme, mund të jenë simptoma të gjendjes urgjente!

Mjekët theksojnë që është e mundshme të keni angina pectoris, gjendje e shpeshtë urgjente në kardiologji, e cila mund të shkaktojë infarkt!
Çfarë është angina pectoris? Është fakt që muskuli i zemrës nuk merr mjaft gjak, sepse një apo më shumë arterie janë të bllokuara apo të ngusht.
Kur shfaqet?

Rrezikun nga angina pectoris e rrisin ngritja e shtypjes së gjakut, çrregullimi i punës së zemrës, teprica e kolesterolit në gjak, obeziteti, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i produkteve të duhanit, ndonëse është e mundshme të ekzistojë edhe faktori gjenetik.

Sulmi mund të pasojë pas aktiviteteve të shtuar fizike, por edhe kur ndiejmë të ftohtë të konsiderueshëm apo kur jemi nën stres. Rrezikun e rrisin edhe marrëdhëniet intime si përpjekje, konsumimi i tepruar i nikotinës dha alkoolit.

Nëse ndieni simptoma ngjashëm me angina pectorisin, posaçërisht të forta, dhembje “sulmuese” në pjesën e gjoksit, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut, i cili do t’jua ofrojë ndihmën dhe pastaj do të përcaktojë diagnozën dhe terapinë e nevojshme.

Check Also

Shkencëtarët pyesin: A mundet nxehtësia e verës të ndihmojë në zhdukjen e Covid-19?

Ditët e nxehta po vijnë, me parashikimin e temperaturave që arrijnë në 20 gradë celcius …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 15 =