Home / Shendet / Kujdes nishanet nga dielli i fortë! Dermatologia tregon ç’duhet të keni parasysh

Kujdes nishanet nga dielli i fortë! Dermatologia tregon ç’duhet të keni parasysh

Veç efekteve të tjera në shëndet, dielli i fortë është problematik edhe për lëkurën. Sidomos personat që kanë nishane duhet të tregojnë kujdes të veçantë për lëkurën gjatë ekspozimit në diell.

Dermatologia Migena Vargu, në një intervistë për mediat, ka dhënë disa këshilla si të mbrohemi në këtë rast dhe ka theksuar problemet që mund të shkaktohen nëse nuk kujdesemi siç duhet.

“Ekspozimi i pakujdesshëm në diell që në moshë fëminore, bën që në një moshë më adulte të ketë tendencë që të shfaqen nishane të rrezikshme, deri në melanoma. Jo më kot melanoma vihet re tani edhe në mosha shumë të reja që nuk ka qenë e zakonshme më parë. Edhe në mosha 20-30-vjeçare kemi pasur raste me melanom.

Një individ duhet që në fillim të sezonit të verës të kontrollojë nishanet dhe më pas në përfundim të ekspozimit 3-4 mujor që zgjat po themi ekspozimi në diell, përsëri t’i kontrollojë tek një mjek dermatolog. Në rast se shikon një ndryshim të nishanit, një zmadhim të madhësisë, një ndryshim të formës së nishanit, nga një formë e rregull simetrike të fillojë të bëhet e crregullt, patjetër duhet të drejtohen te mjekët.

Të shmangin qëndrimin në diell me orare shumë të zgjatura, të evitojnë qëndrimin nga ora 11:00 deri në orën 17:00 në diell. Patjetër kush ekspozohet në diell duhet të përdorë dhe kremin e diellit, sidomos gjatë ekspozimit në plazhe, në pishina,” –ka thënë Vargu.

Dermatologia ka këshilluar që kremi i diellit në plazh të vendoset gjysmë ore para ekspozimit në diell dhe të ripërsëritet lyerja çdo dy orë.

Check Also

Cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit? Ekspertët bëjnë publike informacionet që duhet t’i dimë të gjithë

Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =