Home / Aktualitet / Kujdes! Gjatë shkurtit këto shenja s’do i kenë punët aspak mirë me shëndetin

Kujdes! Gjatë shkurtit këto shenja s’do i kenë punët aspak mirë me shëndetin

Dashi: Pas një janari thuajse të tmerrshëm, forma fizike është e mirë. Nga mesi i shkurtit do të ndiheni shumë mirë, madje është çasti më i mirë për të filluar ndonjë terapi. Në krahasim me vitin e kaluar, ky fillim viti është shumë më i mbarë!

Demi: Dy muajt e parë të vitit nuk janë më të mirët për sa i takon shëndetit, madje edhe ju vetë ndieni njëfarë tensioni të brendshëm me raste. Por e mira është që nuk ju mungon vullneti për ta marrë veten dhe data 22 është idealja për këtë. Situata të rrezikshme do të paraqiten në datat 10, 11 dhe 24, 25.

Binjakët: Nëse keni pasur probleme shëndetësore, do ta merrni veten më së miri. Ndoshta disa duhet të shmangin mbingarkesën në punë dhe në jetën private, pasi rrezikoni të vini në provë organizmin tuaj. Favorizohen të rinjtë dhe ata që duan të bëjnë diçka të re.

Gaforrja: Në krahasim me janarin, këtë muaj do të keni mundësi ta merrni veten. Keni mundësinë të kujdeseni për trupin tuaj, pasi dihet prej kohësh që stomaku është pika juaj e dobët. Ditët që duhet ta shmangni stresin janë datat 15, 16 dhe 23. Duke qenë se vuani nga stomaku, nuk duhen të mbani dieta të gjata dhe duhet të kujdeseni më shumë për ushqimin.

 Luani: Duhet të shmangi çdo lloj tensioni, pasi ditët e mesit të muajit shoqërohen me nervozizëm. Mund të keni edhe marramendje. Në këto raste është më mirë të zbuloni se çfarë ju mundon. Gjithçka do të jetë më e thjeshtë nëse ruani qetësinë.

Virgjëresha: Shkurti karakterizohet nga ditë të qeta, ndonëse duhet të tregoheni të kujdesshëm me dietën ushqimore, pasi shenja juaj vuan shpesh nga stomaku ose nga problemet e zorrëve. Duhet të bëni kujdes me mundimin fizik, pasi do të keni ditë më të lodhshme se të tjerat. Datat 20, 21, 24 dhe 28 mund të shoqërohen nga disa shqetësime shëndetësore.

Peshorja: Shkurti nuk e favorizon shumë shëndetin fizik, pasi ndikimi i planetëve nuk është favorizues. Duhet të bëni kujdes rreth datës 14, 28 dhe 29. Shmangni stresin dhe lodhjen. Si zakonisht, mund të keni probleme me fytin.

Akrepi: Do të jeni pak të dobët fizikisht edhe në shkurt, sidomos nga data 11. Duhet të shmangni çaste tensioni, sidomos në datat 18 dhe 25. Nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik financiar, por as të abuzoni me fizikun.

Shigjetari: Duhet të bëni durim me kurat e reja, sepse do të japin rezultate. Nëse doni të bëni diçka të mirë për veten, regjistrohuni në palestër, kërkoni pak qetësi në datat 8 dhe 14. Të lindurit në shenjën tuaj e eliminojnë stresin me sport.

Bricjapi: Shkurti është muaji i duhur nëse doni të ndiheni më mirë. Mundohuni të kontrolloni një problem në datat 15, 16 dhe 22. Keni probleme me gjurin e djathtë, kockat dhe cervikalen, që kanë nevojë për kujdes.

Ujori: Shëndeti do durim, problemet duhen trajtuar me radhë. Ujori nuk kujdeset shumë për shëndetin, por shkon te mjeku vetëm kur është e domosdoshme. Me gjasa këtë muaj do të kaloni shumë ditë stresuese, sa do të ktheheni të drobitur nga puna. Shmangni mundimet e tepërta në datat 4, 5, 17, 18, 24 dhe 25.

Peshqit: Pavarësisht ulje-ngritjeve, duket se gjërat po shkojnë më mirë. Ndërhyrjet e vogla estetike do të kenë sukses. Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj më datë 18 do t’jua shtojë energjinë.

Check Also

Protesta në Shkup, 8 protestues të arrestuar, 7 policë të lënduar

Marshi i protestuesve është ndaluar tek Mavrovasja pasi ka hasur në një kordon të policisë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 7 =