Home / Aktualitet / Kufiri detar, Rama: Nuk ka marrëveshje me Greqinë pa Metën

Kufiri detar, Rama: Nuk ka marrëveshje me Greqinë pa Metën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta.

Rama u shpreh se është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe që më pas ka mundësinë ta dërgojë dhe ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese.

Edi Rama: Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili e firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti që ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish-presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgje të vërtetë. Nuk mund të behet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk.

Deklaratën, kryeministri Rama e dha nga Vlora paraditen e sotme ku mori pjesë në ceremonine e vendosjes së kurorave me lule në memorialin e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920.

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 1 =