Home / Aktualitet / Kufiri detar me Greqinë / Xhaferi mesazh Edi Ramës

Kufiri detar me Greqinë / Xhaferi mesazh Edi Ramës

Kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u shpreh se “institucionet përkatëse të Shqipërisë i kanë kapacitetet për të gjetur forcën e duhur për qasjen ndaj temave që kanë të bëjnë me raportet me Greqinë”, duke iu referuar çështjes së kufirit detar.

“Është një çështje që u takon institucioneve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Ne, si vend fqinj dhe shqiptarë, po e ndjekim këtë çështje dhe i mbështesim institucionalisht dhe personalisht institucionet shqiptare”, tha Xhaferi.

Përplasjet në Tiranë për detin

Marrëveshja për zgjerimin e kufirit detar me Greqinë ka përplasur në distancë kryeministrin Edi rama me kryedemokratin Basha. Ky i fundit i ka kërkuar qeverisë që të bëjë transparencë për negociatat me shtetin fqinj.

“Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”

Edhe kreu i qeverisë ka reaguar përmes një postimi në Twitter ku i shkruan Bashës që të gjejë një temë tjetër për të debatuar pasi me detin do të dalë më i lagur se në vitin 2017.

Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot. Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!”

Por Rama nuk u mjaftua vetëm me kaq pasi pak më vonë reagoi sërish në tëitter. Ai shkruan se nuk ka pasur kurrë marrëveshje edhe pse janë ndërruar qeveritë në Greqi.

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =