Home / Kryesore / KU JANË ATA QË KERKONIN PRISHJEN E TEATRIT

KU JANË ATA QË KERKONIN PRISHJEN E TEATRIT

Bardhyl LONDO-

Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te humbur te botes nuk ka fare Teater. Kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja me e madhe eshte se nuk po flitet fare per te si per nje te vdekur te bezdisshem. Llogaritni kohen sa te perfundojne pazarlleqet per truall,tendera etj. etj., llogarisni pastaj kohen e ndertimit dhe mendoni pas sa vjetesh mund te ngrihet i famshmi Teater i ri. Natyrisht une dhe shumica e kryeqytetasve nuk presim gje nga zyrtaret e larte qe ideuan prishjen e Teatrit,por pyetja qe shtroj une eshte: ku jane ata aktore qe neneshkruan me aq zell e entusiazem shkaterrimin e Teatrit dhe ne predikonin perralla per nje teater te ri madheshtor. Ku jane ata aktore qe u futen mish tek Erion Veliaj dhe dolen sallam? Perse nuk mblidhen perseri dhe neneshkruajn nje peticion tjeter ku te kerkojne ngritjen sa me pare te teatrit sic e enderonin ata ose sic e i urdheruan te enderojne me sy hapur? Le ta dije kushdo se talljen me Teatrin Kombetar nuk do ta fale apo toleroje askush. Teatri me shume se i firmetareve peticioniste eshte i njerezve,qytetareve.

Check Also

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë/ Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave

Tiranë më 1 12.2020 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =