Home / Editorial / KU HUMBËN PANTALLONAT E SHKURTËRA TË ARDI VELIUT?

KU HUMBËN PANTALLONAT E SHKURTËRA TË ARDI VELIUT?

“Këtë sezon, në bregdet duhej të kishte shërbim me “Polici plazhi”, por firma që fitoi tenderin pa konkurim nuk i solli veshjet. Ndërkohë pas arrestimeve që SPAK urdhëroi të kryheshin për abuzimin skandaloz, kryepolici Ardi Veliu deklaroi, se nuk ka asnjë lidhje me tenderin e uniformave të policisë, kur fondin limit, specifikimet dhe kontratën i ka firmosur vetë ai, duke krijuar terren nëpërmjet mikut të tij Ismail Kadiu, që me letra turke false të zhvateshin 10.8 milionë Euro, çudi është fakti se bashkë me uniformat verore, pantallona të shkurtëra etj., janë porositur edhe 40 mijë kollare polici prej doku, me çmim 20 Euro/copa”. Kështu informon “Pamfleti” në një publikim të fundit, duke vijuar të sjellë dhe elementë të rinj dokumentar që e vërtetojnë konstatimin. Ja çfarë vijon të lexohet më tej, ndër të tjera, në këtë shkrim;

“Për të bindur dhe SPAK-un, se kryepolici Ardi Veliu ka lidhje pazaresh të pista me këtë tender, po publikojmë një dokument tjetër, po me firmën e tij, që provon se përveç çmimeve të larta, po me lejen e tij, vazhdon të vidhet dhe me mos-zbatimin e kontratës nga firma fituese.
Sipas pikës nr. 5 të Kontratë-Porosisë, firma fituese “D&E shpk”, me pronar Ismail Kadiun e grupi turk i përzgjedhur para bërjes së tenderit nga Ardi Veliu, kishin detyrimin, që brenda muajit mars 2021, të dorëzonin në Policinë e Shtetit, uniforma të veçanta për policët e shërbimit në plazhe.

Kjo uniformë e veçant, për policë meshkuj e femra, përmban bluzë të bardhë pambuku me 3 kopsa, pantallona doku “ripstop” të shkurtra, kapele tip “sport” me logo policie dhe këpucë verore tip “Rrjet”.

Mirëpo këtë sezon, në plazhe nuk u panë policë e police me bluza të bardha, kapele dhe këpucë sportive e pantallona të shkurtra, jo se kishin turp të dilnin me këto uniforma, por sepse Ismail Kadiu nuk i solli ato.

Meqë kryepolici Veliu, bëri sikur nuk ka asnjë lidhje me tenderin; SPAK duhet ta thërrasë e ta pyes, se përse 1320 policët e shërbimit në plazhe, nuk dolën këtë sezon me uniformat e paguara verore, duke mos zbatuar as akt-marrëveshjen detyruese me “Europol”, për futjen në veprim të policisë së plazheve…

Check Also

Një pabesi diplomatike kundër Kosovës dhe disa profka infantilësh, që bëjnë sikur nuk e shohin traun e së kaluarës kriminale ku është ngurosur sot Beogradi

Nga Shaban MURATI – Histeria e re kundër Kosovës, që kanë shpërthyer pas pagëzimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =