Home / Aktualitet / Ku do të kandidojë Lulzim Basha? Flet Bardhi

Ku do të kandidojë Lulzim Basha? Flet Bardhi

Partitë politike janë në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike deri më tani ka caktuar shumicën e drejtuesve të qarqeve në vend, ndërsa ende nuk është deklaruar se cilin qark do të udhëheq kreu i PD, Lulzim Basha.

Në lidhje me këtë çështje ka folur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Në emisionin “Java” ai është shprehur se me shumë gjasa Basha do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës.

Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës“ tha Bardhi.

I pyetu se ku do të kandidojë ish-kryeministri Sali Berisha, Bardhi tha se ai mund të shpall kandidaturën e tij në çdo qark që ai dëshiron

Do të kandidojë aty ku do të ketë dëshirë”,-tha Bardhi kur u pyet për kandidimin e ish-kryeminsitrit.

Ndërkohë, teksa kanë mbetur më pak se 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, PD ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, për këtë çështje Bardhi ka thënë;  “Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky./ Opinion.al

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =