Home / Aktualitet / Mali i Taraboshit në Shkodër përfshihet nga flakët

Mali i Taraboshit në Shkodër përfshihet nga flakët

Flakë të mëdha zjarri kanë përfshirë Malin e Taraboshit në qytetin e Shkodrës duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore si dhe duke rrezikuar disa banesa në afërsi të “Fshatit të Paqes”. Vatrat e zjarrit dyshohet të kenë nisur rresh orës 14:00, në afërsi të një lokali, dhe më pas janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era.

Drejtori i Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri në qytetin e Shkodrës, Agron Dibra, shprehet se po mundohen të vënë nën kontroll situatën dhe se në ndihmë kanë ardhur dhe zjarrfikëse nga Malësia e Madhe.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës. Sipërfaqja është e madhe dhe për shkak të erës dhe thatësirës dhe po shpresojmë shumë që të shpëtojmë fshatin e paqes dhe izolimin e zjarrit”, tha ai.

Sipas Dibrës zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

“Padyshim që janë shkaqe njerëzore. Të qëllimshme pa qëllimshme këtë e zbulon grupi hetimor”, shtoi ai.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të hetuar zanafillën e zjarrit.

Ndërkohë paraditen e sotme drejtori i Emergjencave Civile, Haki çako u dërgoi një shkresë 61 bashkive të vendit, 12 prefekturave si edhe Policisë së Shtetit, ku ngriti alarmin se po kalohet një periudhë problematike dhe emergjente sa i takon zjarrvënies së qëllimshme. Ai kërkoi marrjen e masave parandaluese.

Check Also

Tragjedia në Pogradec/ Vajza e sëmurë qëndroi disa ditë pranë nënës së pajetë, mjeku tregon gjendjen e saj

Maria Zia Markovska, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme, ndërsa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − one =