Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të ndikojnë mbi vendin tonë duke bërë që edhe dita e sotme të jetë me mot me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.
Kushtet e qëndrueshme do të vijojnë edhe për ditët në vijim. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë pjesës së parë të ditës dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 10°C
zoant e ulëta 2°C deri në 17°C
zonat bregdetare 8°C deri në 17°C.