Home / Kryesore / Kthjellët dhe ngrohtë, parashikimi i motit për sot

Kthjellët dhe ngrohtë, parashikimi i motit për sot

Fundjava sapo ka nisur dhe për të gjithë ata që kanë plane moti do të jetë favorizues. SipasMeteoAlb, masat ajrore perëndimore që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri pas mesditës kur vranësirat shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor duke sjellë ndonjë reshje të izoluar. Mbrëmja shton vranësirat në të gjithë territorin shqiptar, por pa reshje.

Po si do luhaten temperaturat?

Po sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga  -4°C  deri në 14°C.Era do fryjë e lehtë me shpejtësi  25km/h nga drejtimi jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Check Also

Moti, 3 mars 2021

Dita e merkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta kalimtare përgjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 15 =