Home / Aktualitet / “Kthehuni menjëherë në SHBA”/ Ambasada thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri

“Kthehuni menjëherë në SHBA”/ Ambasada thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të riplanifikojnë kthimin e tyre në SHBA pas mbylljes së kufijve si pasojë e krizës së koronavirusit.

Ambasadorja bën me dije se aktualisht kufijtë tokësorë të Shqipërisë janë të mbyllur dhe mbetet hapur vetëm një linjë ajrore drejt Stambollit.

“Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit, me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim sërish qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA. Përveç rasteve kur jeni të përgatur për të qëndruar për një kohë të pacaktuar.

Më lejoni të jem e qartë, ky është një njoftim këshillues dhe jo urdhër. Nuk e di nëse i keni lexuar njoftimet e DASH dhe e kuptoni nëse doni të ktheheni në SHBA, duhet të veproni tani përpara se të mbyllet mundësia e fluturimeve të disponueshme. Siç e dini, të gjithë kufijtë tokësorë shqiptarë tashmë janë mbyllur. Për momentin, ka vetëm një fluturim komercial që niset nga Shqipëria për në Stamboll nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA”, thotë ambasadorja.

Ambassador Kim's Message to U.S. Citizens still in Albania

🇺🇸 | Ambassador Kim has an important message for U.S. citizens in Albania.🇦🇱 | Ambasadorja Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri.

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 26. März 2020

Check Also

Bashkia Fier publikon kategoritë përfituese anti-COVID-19

Vladimir Muçaj “Në vendimin e qeverisë përcaktohen edhe kategoritë që përfitojnë për dërgimin e pagesave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =