Home / Aktualitet / Kthehet për të kandiduar për deputet në Tiranë, 31 vite pasi u arratis në Ambasadën franceze

Kthehet për të kandiduar për deputet në Tiranë, 31 vite pasi u arratis në Ambasadën franceze

Ikja nga Shqipëria në këto kohë është plaga më e rëndë e kombit. Por Ethem Aga ka bërë të kundërtën.
53-vjeçari nga Tirana që më 2 korrik u fut në Ambasadën francese në kryeqytet kthehet pas 30 vjetësh jo thjesht për të jetuar por tu bërë pjesë e politikës duke qenë kandidat për deputet në Parlament.
Si pjesë e listës së PD ai është kandiadat në qarkun e Tiranës. Aga ka qenë mbrëmë i ftuar në emsionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 dhe jo vetëm tregoi historinë e tij të rrallë, por ka vënë në dispozicion të emisionit një set fotografish nga Ambasada franceze më 2 korrik 1990, që nuk janë bërë asnjëherë publike më parë.
Janë foto që në fakt përbëjnë historinë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe që ciëlsohet si grushti parë i fortë që mori regjimi komunist në atë kohë.
Aty duken rreth 40 shqiptarë që u futën në ambjentet e Ambsadës francese, godinë e të cilës është ende edhe sot në të njëjtin vend në rrugën Skënderbeg në Tiranë.
Të rinj dhe të reja që sfiduan shtetin diktatorial dhe u futën atje duke kërkuar strehim politik. Aga tregoi historinë e jetës së tij e lidhur me këto fotografi në shumicën e të cilëve ka shquar veten.
Aga sapo ishte diplomuar në Institutin Bujqësor në Kamëz si agronom dhe vinte nga një familje e persekutuar nga ai regjim.
Pasi shkoi në Francë ai konvertoi diplomën duke vijuar edhe studime të tjera dhe u diplomua atje si inxhinier dhe më pas u angazhua me disa biznese.
Më poshtë po publikohen fotot nga ai moment historik.

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − one =